Mançester Siti po konsideron mundësinë për ti bërë një ofertër Ola Aina i cili luan për Notingam Forest për të zëvendësuar kapitenin Kajl Uoker.
Ky i fundit është kritikuar ashpër për paraqitjet e tij dhe thuhet se drejtuesit e klubit janë të pakënaqur duke vendosur ta transferojnë një mbrojtës të djathtë në janar ose në verë.
Sipas The Sun, Siti e ka si objektiv Ola Aina, por transferimi i tij nuk do të jetë një operacion i thjeshtë, pasi besohet që ka edhe klube të tjera angleze në garë për shërbimet e tij.
Aina ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Notingamit këtë sezon teksa ky ekip momentalisht renditet në vendin e katërt në Premier Ligë.
Sa i përket Uokerit, ai padyshim që ka pasur një vit të vështirë si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale që shpeshherë ka qenë temë e mediave. Anglezi ka një kontratë me “qytetarët” deri në vitin 2026, por e ardhmja e tij duket larg këtij klubi.
PANORAMASPORT.AL