Dashi
Në dashuri do të keni mundësi që të zgjidhni problemet në çift. Në punë do të keni kontakte me drejtues të rinj. Gjendja finaciare duket e qëndrushme.
Demi
Do të nisë gradualisht një fazë rikuperimi. Në dashuri gjërat ecin mirë. Në punë dhe me çështjet financiare, do të keni gjëra për të sitemuar.
Binjakët
Në dashuri duhet të tregoheni tolerant me partnerin. Është momenti për të menduar për të ardhmen si dhe për të vlerësuar ofertat e punës.
Gaforrja
Ky është një moment rikuperimi sa i takon punës, ku gjërat do të nisin që të ecin më mirë. Dashuria do ketë disa pasiguri nga e kaluara. Fillimi i javës ju pret me shpenzime.
Luani
Në dashuri, takimet janë mjaft të favorizuara. Në punë, duhet të rrini të përqendruar dhe të vëmendshëm. Takoni sa më shumë miq në këtë fillim jave.
Virgjëresha
Mundohuni që të jeni sa më pozitiv. Në dashuri nëse ka pasur probleme, është momenti për ti zgjidhur. Dilemat e shumta që ju shoqërojnë në punë do të zgjidhen këtë javë.
Peshorja
Në dashuri problemet mund të zgjidhen, madje janë mjaft të favorizuara ndryshimet pozitive. Në punë, do merrni një rol të rëndësishëm.
Akrepi
Në dashuri shqetësimet kryesore do të vijnë nga situata ekonomike që po jetoni. Puna do të përmirësohet gradualisht. Do ishte e udhës të bëni një udhëtim.
Shigjetari
Në dashuri, mund të ketë probleme, por edhe dyshime. Përpiquni të flisni me partnerin për çdo gjë. Në punë, gjërat nuk do të ecin siç dëshironi.
Bricjapi
Ky është momenti për të zgjidhur disa probleme dhe për të jetuar më mirë dashurinë. Mund të lindë një histori dashurie me dikë që nuk e prisni.
Ujori
Në dashuri gjërat do të ecin mirë, pasi kjo periushë premton takime. Puna do të shkojë mirë. Gjendja ekonomike është delikate, kujdes me shpenzimet.
Peshqit
Historitë e lindura prej pak kohësh, mund të mos rezultojnë të frytshme. Në punë, duhet të tregoni kujdes maksimal sepse fillimi i javës duket shumë i ngarkuar.