Bota Kuriozitete

Parashikimi i horoskopit 28 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

parashikimi i horoskopit 28 gusht ja cfare kane rezervuar yjet per ju sot





































hena e plote qershori horoskopiDASHI

Për sa iu përket atyre që janë tashmë në çift, do kërkojnë të rizgjojnë pasionin me anë të një darke me qirinj. Tregohuni sa më të matur me financat nëse nuk doni të keni probleme në ditët në vijim.

DEMI

Në jetën në çift do mbizotërojë qetësia. Reflektoni mirë para se të hidhni çdo hap në planin financiar. Do keni mundësi edhe ta përmirësoni buxhetin.

BINJAKET

Falë ndihmës që do iu jap Venusi, gjithë përpjekjet që keni bërë deri më sot për të kaluar problemet në çift do të japin frytet e veta. Nuk do jeni sa duhet të organizuar në planin financiar.

GAFORRJA

Në jetën tuaj në çift do tregoheni më realiste dhe të arsyeshëm gjatë kësaj dite. Në planin material do keni goxha probleme. Mos i ndërlikoni gjërat duke shpenzuar pa masë.

LUANI

Sot do jeni të gatshëm të ndryshoni edhe disa nga zakonet tuaja të përditshme vetëm e vetëm që të largoni rutinën në dashuri. Ka rrezik që financat të tronditen goxha, kështu që mendohuni mirë para se të shpenzoni.

VIRGJERESHA

Jeta në çift do jetë shumë e lehtë gjatës kësaj dite. Tregohuni sa më të rezervuar me shpenzimet që të ruani ekuilibrin financiar. Në punë gjërat do të ndërlikohen pas pushimeve.

PESHORJA

Herë të ngrohtë e herë mjaft të kujdesshëm me partnerin tuaj do e ktheni jetën e përditshme në një ditë plot gëzim e kënaqësi. Do keni një dëshirë të çmendur për të shpenzuar pa masë dhe kjo mund të sjellë goxha probleme financiare.

AKREPI

Në jeni në çift dita e sotme do jetë mjaft e bukur dhe do ndiheni shumë të qetë. Ruajeni sa më gjatë ketë klimë. Financat jo vetëm që do të stabilizohen por mund të kenë edhe ndonjë rritje të mundshme.

SHIGJETARI

Klima për pjesën më të madhe të atyre që janë në çift do jetë pasionante. Kujdes me ekuilibrin financiar dhe mos merrni asnjë hua sepse nuk do keni mundësi ta shlyeni më vonë.

BRICJAPI

Çiftet do kalojnë një ditë të mrekullueshme dhe dëshirat më të zjarrta do iu plotësohen. Saturni do iu ndihmojë të zgjidhni disa probleme financiare dhe të dilni nga ambienti i zymtë në të cilin jeni futur.

UJORI

Falë pozicionimit të keq të Neptunit marrëdhënia me partnerin nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Mbrojini sa të mundni të ardhurat gjatë kësaj dite dhe mos shpenzoni pa masë.

PESHQIT

Mos i kurseni fjalët e ëmbla në jetën në çift dhe tregohuni sa më tolerante me atë që keni në krah. Vetëm kështu do mbizotërojë një klimë e ngrohtë dhe pa probleme. Ditë e mirë për sektorin financiar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts