Parashqevi Simaku viziton shoqatën “VATRA”, Elmi Berisha: Të gjithë shqiptarët lidhen shpirtërisht me këngëtaren e shquar të kombit tonë

parashqevi simaku viziton shoqaten vatra elmi berisha te gjithe shqiptaret lidhen shpirterisht me kengetaren e shquar te kombit tone
parashqevi simaku viziton shoqaten vatra elmi berisha te gjithe shqiptaret lidhen shpirterisht me kengetaren e shquar te kombit tone








































Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka vizituar shoqatën “Vatra,” e themeluar në vitin 1912, që bashkon komunitetin shqiptar në Amerikë.

Në një shkrim të publikuar në “Gazetën Dielli,” kryetari i Vatrës, Elmi Berisha, vlerësoi kontributin e vyer të artistes në muzikën shqiptare dhe rolin e saj në përçimin e vlerave të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Për vite të tëra Parashqevi Simaku ka qenë gëzimi dhe festa e çdo familjeje e organizate kulturore e atdhetare shqiptare në Amerikë me zërin magjik dhe interpretimet e arrira artistike.

“Të gjithë shqiptarët lidhen shpirtërisht me Parashqevi Simakun, këngëtaren e shquar të kombit tonë” tha Dr. Berisha duke shprehur mirënjohjen për vizitën te Vatra.

Postimi i plote

VATRA PRITI DIVËN E MUZIKËS SHQIPTARE PARASHQEVI SIMAKU

Vatra priti në një takim të ngrohtë e shumë të përzemërt divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku. Ajo shoqërohej nga aktivisti i të drejtave të njeriut, biznesmeni Elton Ilirjani, aktivistja Elvira Tata, aktorja Julia Ilirjani e patriotë të tjerë. Në fjalën e ngrohtë e plot dashuri Parashqevi Simaku e rikthyer në mesin patriotëve të saj e artëdashësve të panumërt, shprehu mirënjohjen e saj të thellë ndaj Elton Ilirjanit dhe  Elvira Tatës për mbështetjen e fuqishme dhe foli me respekt ndaj Vatrës. Gjatë fjalimit të saj, e ëmbël dhe e buzëqeshur, e dashur dhe e bukur, mirënjohëse dhe falenderuese, ajo rrëfeu me dinjitet pak nga jeta e saj dhe përmallshëm citoi Papa Françeskun duke dhënë mesazhe dashurie.

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha i shoqëruar nga Ilir Cubi e Kujtim Funiqi e vlerësoi dhe falenderoi divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simakun për vizitën në Vatër, kontributin e çmuar në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për vite të tëra Parashqevi Simaku ka qenë gëzimi dhe festa e çdo familjeje e organizate kulturore e atdhetare shqiptare në Amerikë me zërin magjik dhe interpretimet e arrira artistike.

“Të gjithë shqiptarët lidhen shpirtërisht me Parashqevi Simakun, këngëtaren e shquar të kombit tonë” tha Dr. Berisha duke shprehur mirënjohjen për vizitën te Vatra. E rikthyer së fundmi mes shqiptarëve, kjo është vizita e parë publike e këngëtares Parashqevi Simaku dhe zgjodhi Vatrën për respektin dhe historinë e çmuar të Federatës si përbashkuesja e vlerave kombëtare dhe energjive atdhetare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →