Shqipëria ka zhvilluar sot konkurrimin e radhës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, me atletin Franko Burraj në garën 100 metrave.Ndonëse nuk ishte në disiplinën e tij, duke qenë shkodrani është rekordmen në 200 dhe 400 metra, ai bëri paraqitje dinjitoze në Paris.
Burraj kaloi me sukses raundin paraeliminator, duke regjistruar kohën 10.60, për t’u kualifikuar si vend i dytë në Baterinë 3, teksa fiksoi edhe rezultatin më të mirë personal.
Më pas Burraj zbriti në pistë për Raundin 1, aty ku shënoi kohën 10.66, rezultat që e renditi të tetin në Baterinë 4 dhe që nuk mjaftoi për t’i dhënë kualifikimin, duke e mbyllur këtu rrugëtimin në “Paris 2024”.
ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co