Bota Sport

Parisi u thotë lamtumirë Lojërave Olimpike, ceremoni spektakolare mbyllëse në stadiumin Stade de France

parisi u thote lamtumire lojerave olimpike ceremoni spektakolare mbyllese ne stadiumin stade de france





































Parisi u ka thënë lamtumirë Lojërave Olimpike Verore në mbrëmjen e së dielës, pas organizimit të garave që janë lavdëruar në gjithë botën.

ceremonia permbyllese e lojerave olimpike paris 2024

Ceremonia e mbylljes së Lojërave është mbajtur para 71.500 spektatorëve në stadiumin Stade de France, të cilët kanë duartrokitur gjatë parakalimit të rreth 9.000 atletëve, me flamuj të shteteve të tyre në duar.

Parakalimi i sportistëve me flamuj të vendeve të tyre.
Parakalimi i sportistëve me flamuj të vendeve të tyre.

Ceremonia ka nisur me heroin Francez të notit, Leon Marchand – fitues i katër medaljeve në këtë Olimpiadë – i cili e ka bartur flakën olimpike prej qendrës së Parisit për në stadium.

Notari francez, Leon Marchand me flakën olimpike, duke u nisur për stadium.
Notari francez, Leon Marchand me flakën olimpike, duke u nisur për stadium.

Mbyllja e këtyre Lojërave e nis numërimin mbrapsht për organizim të Olimpiadës së radhës pas katër vjetëve në Llos Angjelles.

Përgjatë 17 ditëve të garave janë regjistruar shumë momente mbresëlënëse, dhe janë thyer shumë rekorde nëpër sporte të ndryshme.

Për dallim prej ceremonisë hapëse, ditë me shi në Lumin Sena, ceremonia mbyllëse ka nisur pas perëndimit të diellit në kryeqytetin francez.

222

Shtetet e Bashkuara kryesojnë për medaljet e fituara në këtë Olimpiadë, 40 të arta dhe 126 në total.

Kina është e dyta, me 91 të tilla.

Kosova është përfaqësuar në këtë Olimpiadë me 9 sportistë dhe ka siguruar dy medalje olimpike.

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medalje të argjendtë, ndërsa xhuditja tjetër, Laura Fazliu të bronztë.

Në total, Kosova gëzon pesë medalje olimpike prej pjesëmarrjeve në tri Olimpiada./rel

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts