Bota

Parlamenti rrëzoi mocionin me debat, Ilir Meta: Në Itali do zhvillohet interpelancë mbi deklaratat e Arben Ahmetaj dhënë për RAI3! Përshëndes protestën e opozitës

parlamenti rrezoi mocionin me debat ilir meta ne itali do zhvillohet interpelance mbi deklaratat e arben ahmetaj dhene per rai3 pershendes protesten e opozites

































Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi zhvillimet e sotme parlamentare ku pati edhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës.

ilir meta

Kjo e fundit kishte kërkuar një mocion me debat për investigimin e RAI3 mbi qeverinë shqiptarë. Ilir Meta tha se ‘nga Italia vjen lajmi se në parlamentin italian do të zhvillohet një interpelancë parlamentare mbi deklaratat e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhënë për RAI3’.

Po ashtu, Ilir Meta përshënderi protestën e sotme të opozitës para parlamentit, ndërsa dënoi siç tha ai “dhunën nga policia”.

Meta: Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë rrëzon më dhunë kërkesën e opozitë3s për mocion me debat për Edi Ramën lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar nga Italia fqinje vjen lajmi se në parlamentin italian do të zhvillohet një interpelancë parlamentare mbi deklaratat e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhënë për RAI3

Dua të përshëndetës protestën e sotme të opozitës para godinës së parlamentit dhe dënoj dhunën e narkopolicisë ndaj qytetarëve duke përdorur edhe lëndë kimike.

Nuk ka asnjë surprize, policia është vënë në shërbim të drogës dhe narkotrafikantëve ku vetë shefat janë pjesë e trafikut të drogës dhe kanë marrë pjesë në atentat mafioze.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts