“Partia drejtohet nga berishizmi”- Alibeaj: S’kam qenë kurrë peng i idhujtarisë! Ja pse u largova nga Grupi Parlamentar i PD-së

partia drejtohet nga berishizmi alibeaj skam qene kurre peng i idhujtarise ja pse u largova nga grupi parlamentar i pd se



































“U largova nga grupi që ka për kryetar partie Sali Berishën”, kështu është shprehur Enkelejd Alibeaj, pasi u larguar nga partia fill pas vendimit të Gjykatës për t’i dhënë vulën ish-kryeministrit Berisha.

alibeja

I ftuar në “Open” në News24, Alibeaj tha se pas vendimit të 11 qershorit, Partia Demokratike është në duart private të Sali Berishës, ndërsa e konsideroi si të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit.

Ai u shpreh se i ka mbajtur qëndrimet e tij bazuar në disa vlera, ndërsa shtoi se “berishizmi ka qenë ajo më të cilën partia është drejtuar” dhe se s’kam qenë kurrë peng i idhujtarisë”.

“U largova nga grupi që ka për kryetar partie Sali Berishën! Berishizmi ka qenë ajo më të cilën partia është drejtuar. U largova për koherencë qëndrimi, nuk bëra betejën duke vrapuar pas vulës apo siglës. Ndarjen me Sali Berishën e kam bërë 12 apo 13 vjet më parë. Në politikë duhet koherencë dhe cipë, pas 11 qershorit, kur Apeli shpalli vendimin e formës së prerë, u mbyll përfundimisht kjo çështja e vulës apo logos. Unë kam mbajtur qëndrimet bazuar në disa vlera, s’kam qenë kurrë peng i idhujtarisë”, tha Alibeaj.

Më tej ai tha se me Sali Berishën e ka ndarë “berishizmi, marrëdhënia që ka mbajtur me drejtësinë, me partnerët ndërkombëtarë të PD dhe të Shqipërisë.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →