Adriatik Lapaj nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Lapaj u shpreh se ai nuk ka pritshmëri për ndryshimin e situatës së vendit nga sistemi aktual politik, ndërsa theksoi se duhet të qytetarët të kenë vendimmarrje.
Sipas tij partitë politike në vend janë sipërmarrje të kryetarëve përkatës, gjë që mund të ndryshojë vetëm duke hapur sistemin.
Lapaj paralajmëroi se shumë shpejt lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të udhëheqë qytetarët në “një betejë pa kthim për të hapur sistemin në sheshet e Shqipërisë”.
“Fakti që kam zbritur në terren dhe bashkë me kolegë i kemi dhënë drejtim duke ndërmarrë këtë rrugë. Nuk kam pritshmëri nga ajo që ndodh me opozitën sot.
Nëse ne do merremi me modelin politik të tam-tameve të 30 viteve nuk do shkojmë askund. Ajo që po themi është t’i shkojmë problemit në burim. Qytetarët duhet të kenë vendimmarrje.
Sot partitë janë SHPK, kjo duhet të ndryshojë, duke i kthyer nga pronë e kryetarëve në mundësi të qytetarëve. Kjo bëhet duke hapur sistemin. Kryetarokracia ka prodhuar një pushtet i cili bën çfarë do dhe nuk mban përgjegjësi sepse sistemi është i mbyllur.
Qytetarët po farkëtojnë një rrugëtim të ri, nuk është se nuk ka reagim. Të jeni të bindur se shumë shpejt do t’iu udhëheqim njerëzit në një betejë pa kthim për të hapur sistemin në sheshet e Shqipërisë.
Ata që nuk janë distancuar nga ky sistem që ka marrë peng vendin tregon se ata janë bashkë. Sistemi zgjedhor ndryshohet përmes votës së deputetëve. Pse nuk bëhen bashkë për këtë, por bëhen bashkë për të çuar rrogën 4 milionë. Për të hapur sistemin që qytetarët të votojnë kë duan nuk janë bashkë”, u shpreh Lapaj mes të tjerash.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co