Partizani fiton në miqësore, dy gola ndaj Apolonisë

partizani fiton ne miqesore dy gola ndaj apolonise
partizani fiton ne miqesore dy gola ndaj apolonise

Partizani mposhti me rezultatin 2-1 Apoloninë, në testin miqësor të zhvilluar të premten në “Arenën e Demave”.  Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. Miqtë nga Fieri shënuan të parët me anë të Topit ndërkohë që Partizani arriti të barazonte me anë të Maget, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të. 

Për golin e fitores mendoi sulmuesi Albers Keko, i cili në minutën 79-të, gjeti rrugën e rrjetës, duke vulosur sfidës. Vlen të theksohet fakti se në këtë duel Partizani u drejtua nga Arbër Abilaliaj, i cili mori “timonin” e të kuqve pas largimit të Orges Shehit.  

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →