Partizani do të ndeshet me Kukësin, në takimin e vlefshëm për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Trajneri i “demave”, Orges Shehi, u shfaq optimist në konferencë para mediave.
Sa ka ndikuar fitorja në derbi –
O.Shehi: Derbi ka kaluar para pak ditësh, ka shumë rëndësi për ne, opinionin dhe ambientin këtu brenda kur kalohet me sukses. I gjithë përqëndrimi është nesër tek çerekfinalja e Kupës. Ne jemi në fazë që edhe pak mbledhim frytet e sezonit.
Kukësi kundërshtari në Kupë –
O.Shehi: Dua të shkojmë sa më larg në të dyja kompeticionet e kemi vlerësuar ndeshjen e nesërme që është çerekfinale dhe duam të arrijmë objektivin tonë të radhës të shkojmë gjysmëfinale. Kemi përqëndrim dhe vlerësim maksimal.
Gjendja e skuadrës për përballjen e së martës –
O.Shehi: Grupi është i plotë, do të mundohemi të bëjmë zgjidhjet më efikase, ndonjë lojtar mund të ketë pak elementin e ngarkesës. Mundohemi të freskojmë skuadrën. Kur futet edhe Kupa në mes, ne kemi një kontingjent të plotë për të pritur këtë ndeshje. Është mirë që ndonjëherë ndeshjet janë shpesh.
Kukësi ka emëruar së fundmi Bledar Devollin –
O.Shehi: Skuadrës kundërshtare i ka ndryshuar edhe njëherë trajneri. Uroj ti ecë mbarë atje ku ka shkuar sepse i injekton skuadrës grintë, për nesër mbetet të shohim.
Cara ka gjetur golin në derbi –
O.Shehi: Ky është goli i dytë i Tedit. Ne kërkojmë që gjithmonë ti japim Carës atë që i duhet shumë qetësinë dhe besimin. Cilësitë e Tedit dihen është një lojtar që ka dal shumë herë para portës dhe përpara portës nuk dilet kollaj, do cilësi zgjuarsi , shpejtësi dhe zgjuarsi të dalësh. Kërkojmë gjithmonë që Carat ë jetë prezent tek zona dhe të jetë gjithmonë i rrezikshëm pëër kundërshtarët. Unë besoj se Cara gjithmonë ka bërë mirë panvarësisht se goli I ka munguar. Me bëhet qejfi që ai shënon për të qenë edhe ai më i qetë nga ana e tij sepse nga ana jonë e ka patur gjithmonë besimin dhe vlerësimin.
Alban Hoxha dhe Pano Qirko –
O.Shehi: Duhet të lexojmë situatat dhe ti përgjigjemi skuadrës. Unë mendoj që kemi dy portierë shumë të mirë, jemi te qetë dhe pa asnjë lloj frike kush mund të jetë në portë. Pano është portieri më i mirë i kampionatit dhe klubi ka investuar tek ai, Albani ka eksperiencë mbi supe dhe prandaj e thërrasim në ndeshje të caktuar.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co