Partizani/ Më 24 tetor seanca paraprake në GJKKO, Berisha: Do të vendosin avokatët nëse është e domosdoshme paraqitja ime

partizani me 24 tetor seanca paraprake ne gjkko berisha do te vendosin avokatet nese eshte e domosdoshme paraqitja ime





































Më 24 tetor, në GJKKO do të zhvillohet seanca paraprake ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv lidhur me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

berisha

Në konferencën e sotme për media, Berisha është shprehur se do të jenë avokatët e tij ata që do të përcaktojnë nëse do të jetë e domosdoshme paraqitja e tij në seancë.

“Do të jenë avoketërit që do të vendosin mbi domosdoshmërinë e paraqitjes time mbi seancën gjyqësore paraprake”, tha Berisha.

Kujtojmë se Flojera Davidhi do të jetë gjyqtare në seancën paraprake. Ajo do të vendosë nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.

Nëse fillon gjykimi, atëherë nis edhe përballja reale e ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi me drejtësinë shqiptare,  i cili gjithashtu ndodhet prej gati një viti në arrest shtëpie.

Sali Berisha është me masë sigurie arrest në shtëpi që prej Dhjetorit 2023, pasi refuzoi të zbatonte detyrimin e paraqitjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →