Trajneri i Partizanit, Orges Shehi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Marsaslok, ekip ky maltez.
Si e pret Partizani ndeshjen e kthimit ndaj Marsaslok?
Luajmë takimin e dytë ndaj kundërshtarit maltez Marsaslok. Vijmë pas barazimit 1- 1 në Elbasan Arena. Duke patur parasysh edhe rezultatin e 90 minutave të para , në kuadër të asaj ndeshje do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi për më tej.
Si paraqitet gjendja e skuadrës?
Gjendja e grupit paraqitet optimale. Kemi patur disa shqetësime të vogla tek individë të veçantë , por ata i janë bashkuar skuadrës dhe janë të gatshëm për ditën e nesërme.
Shanset e kualifikimit?
Patjetër që në përballjet me eliminim janë të rëndësishme të dyja ndeshjet. Asgjë nuk zgjidhet në 90 minutat e para. E thash edhe pak më parë kemi ardhur këtu për tu kualifikuar dhe të shkojmë në raundin tjetër.
Në këtë ndeshje skuadrës nuk do t’i mungojë mbështetja nga tifozeria e kuqe…
Patjetër që prezenca e tyre edhe në ndeshjen e nesërme është një shtysë për ne. Unë gjej rastin ti falënderoj që kanë udhëtuar deri këtu për të mbështetur skuadrën. Ne do të bëjmë maksimumin për t;i kënaqur ata që do të jenë në stadium, por edhe ata që do na ndjekin nga Shqipëria dhe presin nga ne më të mirën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co