“Partnerët kanë sjellë dosje për trafik droge në 3 qytete”, Çollaku për raportin e DASH: Korrupsioni te zyrtarët publikë është shumëfishuar

partneret kane sjelle dosje per trafik droge ne 3 qytete collaku per raportin e dash korrupsioni te zyrtaret publike eshte shumefishuar
partneret kane sjelle dosje per trafik droge ne 3 qytete collaku per raportin e dash korrupsioni te zyrtaret publike eshte shumefishuar

Duke komentuar raportin e departamentit amerikan të Shtetit për Shqipërinë, gazetari Basri Çollaku, i ftuar në “Open” në News 24, tha se partnerët evropiane kanë sjellë dosje të shumta për trafik droge.

“Në Shqipëri kanë ardhur nga partnerët tanë dosje për trafik droge në Shkodër, Tiranë, në Durrës. Ka mbi një vit dhe asnjëra prej tyre ende…ndoshta për infrastrukturë dhe burime njerëzore, kujtoj se Prokuroria e Krimeve të Rënda në 2004, kishte të njëjtën përbërje se sa Prokuroria e Posaçme. Në mungesë të një vullneti politik, nuk do të presim rezultat të avancuar. Ka dy vite që është në hetimet çështja McGonigal në Prokurorinë e Posaçme.

Në janar 2022, Dumani ka deklaruar se kemi regjistruar procedim penal dhe aty janë të paditur, Rama, Veliaj. Sasia e krimeve dhe veprave penale e zyrtarëve publikë është shumëfishuar dhe janë aq publike dhe arrogante, sa prokurorët nëse dalin në punë duhet ta regjistrojnë ose duhet të rri në shtëpi. Të luajmë me cilësinë e fenomenit. Ku goditet? Ai specialisti që firmos atje. Veliajn e kanë thirrur. Edhe Ramën! Tani dalin nga dera e mbrapa. Jam i bindur që edhe partnerët nuk janë të kënaqur”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →