Pas bankave, Meta u kthehet edhe të vetëve, kapet me Tedi Blushin në konferencën për media: Je shumë i butë! Më dukesh…

pas bankave meta u kthehet edhe te veteve kapet me tedi blushin ne konferencen per media je shume i bute me dukesh
pas bankave meta u kthehet edhe te veteve kapet me tedi blushin ne konferencen per media je shume i bute me dukesh

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra në mbledhjen e Kryesisë këtë pasdite.

Fillimisht ai ka deklaruar se kanë tentuar që t’i bllokojnë llogaritë bankare. Meta tha se qeveria po tenton të bllokojë aktivitetin e PL.

Herë pas here, Meta ngrinte tonet e zërit dhe përplaste dorën mbi tavolinë.

Por Ilir Meta nuk ka kursyer as të vetët nga shënjestrimet. Ai i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke i thënë se “nuk më dukesh i qartë”, “më dukesh i butë”.

“Po ja i bllokuan llogaritë? Do fshehin aferën e Bashës me Ramën? Hë mo Tedi e fshehin dot? Kjo qënie e pështirë që ka marrë peng njerëz të Partinë e Lirisë, me korrupsionin e tyre… Hë mo Tedi, e qartë? S’më dukesh shumë i qartë! Më dukesh shumë i butë”, i drejtohet Meta, Tedi Blushit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →