Të shtunën pasdite, zëvendës presidentja e SHBA Kamala Harris u ngjit në skenë në një festival kulturor me ngjyrë në Neë Orleans, duke folur për historinë e jetës së saj dhe atë që ndjeu se kishte arritur në Shtëpinë e Bardhë.
Por ndërsa demokratët në panik një mijë milje larg në Uashington peshonin zëvendësimin e 81-vjeçarit Joe Biden si kandidat i partisë për zgjedhjet e nëntorit pas performancës së tij jo të mirë në debatin kundër Donald Trump, numri i gazetarëve që raportonin dhe ndiqnin zonjën Harris ishte rritur.
Në skenë dhe gjatë udhëtimeve të saj këtë fundjavë, zv/presidentja nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me faktin nëse Biden është i qaftë që të kryejë detyrën e tij apo nëse duhte të japë dorëheqjen dhe ajo të jetë kandidatja e demorkatëve.
Ajo inkurajoi turmën që të mos dëgjonte kundërshtarët e tyre politikë.
“Njerëzit në jetën tuaj do t’ju thonë: nuk është koha juaj. Nuk është radha juaj. Askush si ju nuk e ka bërë më parë. Mos e dëgjoni kurrë këtë”, tha ajo.
Që nga debati katastrofik i CNN më 27 qershor, ajo ka mbrojtur vazhdimisht shefin e saj, duke argumentuar se rekordi i tij si president nuk duhet të tejkalohet me 90 minuta në një skenë debati. Vetë zoti Biden ka pasur një ton sfidues dhe ka këmbëngulur ashpër se ai do të mbetet kandidati i demokratëve.
Megjithatë, ndërsa thirrjet bëhen gjithnjë e më të forta që presidenti të tërhiqet, disa demokratë të profilit të lartë po mbështesin 59-vjeçaren Harris si kandidatja që do të zëvenbdësojë Biden.
Të dielën, kongresmeni Adam Schiff i Kalifornisë tha për Meet The Press të NBC se Biden duhej të ishte në gjendje të fitonte me shumicë dërrmuese ose ai duhet t’ia kalojë pishtarin dikujt që mundet.
“Kamala Harris, mundet të fitojë në mënyrë dërrmuese kundër Trump”, shtoi ai.
Ky është një propozim që ka nxitur reagime në mesin e disa demokratëve, përfshirë aleatët e Biden, të cilët shohin te zonja Harris një zëvendëspresidente që sipas tyre nuk ka rekorde shumë të mira.
Përkundër kësaj, ligjvënës të lartë demokratë si Schiff dhe kongresmeni i Karolinës së Jugut Jim Clyburn e kanë paraqitur zonjën Harris si pasardhëse të dukshme nëse zoti Biden përfundimisht i dorëzohet presionit të partisë.
Mbështetësit tregojnë për një sërë sondazhesh që sugjerojnë se ajo do të performonte më mirë se presidenti në një garë hipotetike kundër Donald Trump, dhe ata argumentojnë se ajo ka profilin kombëtar, infrastrukturën e fushatës dhe apel për votuesit më të rinj që mund ta bëjnë tranzicionin kur ngeletnb vetëm katër muaj nga zgjedhjet.
Që nga debati dhe “rënia” e Biden, zonja Harris ka ndryshuar orarin e saj për t’u qëndruar pranë presidentit. Ajo u shfaq në një takim të shumë përfolur të mërkurën e kaluar, ku Biden u përpoq të siguronte guvernatorët e fuqishëm demokratë për përshtatshmërinë e tij për postin.
Dhe një ditë më vonë, në 4 korrik – Ditën e Pavarësisë së Amerikës – ajo braktisi traditën e saj të zakonshme të gatimit për zjarrfikësit dhe agjentët e Shërbimit Sekret në shtëpinë e saj në Los Anxhelos për të qenë në krah të zotit Biden në festimet e Shtëpisë së Bardhë.
Ish-prokurorja e lartë është fokusuar në kritikimin e Trump në daljet publike që nga debati, duke shtruar çështjen se pse votuesit duhet të besojnë se ai është një kërcënim për demokracinë dhe të drejtat e grave. Në të njëjtën kohë, ajo nuk ka ofruar asgjë përveç mbështetjes së palëkundur për zotin Biden.
Kamala Harris është, megjithatë, larg nga alternativa e vetme ndaj zotit Biden që po diskutohet. Lista e zëvendësuesve të mundshëm të Bidenit varion nga një numër guvernatorësh të njohur – Gretchen Ëhitmer i Miçiganit, Gavin Neësom i Kalifornisë, Josh Shapiro i Pensilvanisë dhe JB Pritzker i Illinois – deri te Sekretari i Transportit Pete Buttigieg dhe kongresmeni i Kalifornisë Ro Khanna.
Zonja Harris dhe stafi i saj kanë refuzuar të përfshihen në spekulime publike. Por ekipi i saj është shumë i vetëdijshëm për bisedat në prapaskenë që po zhvillohen ndërsa disa anëtarë të partisë bashkohen pas saj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co