“Pas divorcit famëkeq, prezanton të dashurën e re”, “Daily Mail’’ një artikull për Princ Lekën

pas divorcit famekeq prezanton te dashuren e re daily mail nje artikull per princ leken

Princi Leka II Zogu prezantoi zyrtarisht të dashurën e re në familjen mbretërore shtatë muaj pas divorcit famëkeq, shkruan “Daily Mail”, në një artikull për Princin.

42-vjeçari prezantoi partneren e tij të re, fotografen e dasmave, në një darkë gala që synonte forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë të hënën, shkruan prestigjiozja britanike, duke shtuar se vetëm 9 muaj më parë, Princi njoftoi ndarjen nga Elia Zaharia, me të cilën u martua në vitin 2016. Ata janë prindër të princeshës Geraldinë, 4 vjeçe. Ndarja e tyre çoi në një seri ngjarjesh të zymta, kur dyshja denoncuan njëri-tjetrin për dhunë dhe gjykata urdhëroi që të dy të qëndrojnë pesë metra larg njëri-tjetrit dhe se Princi mund ta takonte vajzën vetëm në prani të një dadoje.

  • foto galeri

Por, këtë javë Princi la pas ngjarjet e kaluara dhe mirëpriti Blertën në gjirin mbretëror, teksa shpërndau një foto me të, kapur për dore. Mbi 20 familje mbretërore nga e gjithë bota morën pjesë në ceremoninë luksoze në New Jersey, në ambientet e Carpathia West.

Kjo shënon fundin e një kapitulli për Princ Lekën dhe Elia Zaharian, shton Daily Mail. Edhe pse monarkia shqiptare është shpërbërë që në vitin 1943, Leka dhe Elia kishin kishin fituar zemrat e publikut që nga momenti kur ata u martua tetë vjet më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →