Fermerët italianë mbajtën të shtunën protesta në të gjithë vendin për të kundërshtuar politikat bujqësore të Bashkimit Evropian, duke kërkuar nga BE dhe qeveria italiane që të përgjigjen ndaj vështirësive të tyre në operacionet bujqësore.
Mbi 60 traktorë dhe automjete të tjera bujqësore u grumbulluan në qytetin jugor të Caserta, duke ndërprerë trafikun lokal. Protestuesit u binin borive dhe mbanin pankarta për të shprehur vështirësitë e tyre në prodhimin dhe menaxhimin bujqësor dhe pakënaqësinë e tyre me politikat dhe rregulloret bujqësore të BE-së.
“Vështirësia jonë kryesore është se ferma jonë nuk është më fitimprurëse dhe nuk mund të përballojë të gjitha llojet e shpenzimeve dhe kostot e mirëmbajtjes së makinerive,” tha Giulio Mastroiani, një fermer italian.
[embedded content]
“Shpresojmë se dikush mund të na ndihmojë. Ka shumë vështirësi, nga çmimi i lartë i naftës deri te çmimet e ulëta të grurit dhe domateve. I gjithë zinxhiri i industrisë bujqësore është pothuajse i paqëndrueshëm,” tha Francesco Giugliano, një fermer tjetër. Përveç Caserta, protesta po mbahen edhe ne gjashte qytete italiane. Qeveria italiane u përpoq të qetësonte fermerët. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të shtunën se qeveria do të rrisë më tej fondet e akorduara për operatorët bujqësorë. Por protestuesit kërkuan serish negociata me qeverinë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co