Pas goditjes së një nate më parë, shpërthejnë sërish pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu në jug të Libanit

pas goditjes se nje nate me pare shperthejne serish pajisjet e komunikimit te perdorura nga hezbollahu ne jug te libanit





































Një seri e re sulmesh ka nisur në Lindjen e Mesme, me disa shpërthime të reja të raportuara në kryeqytetin libanez, në periferinë jugore të Bejrutit.

WhatsApp Image 2024-09-18 at 16.29.42

Reuters raporton se burime dhe dëshmitarë, kanë bërë me dije se pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu kanë shpërthyer në të gjithë jugun e Libanit e në periferitë jugore të Bejrutit.

Televizionet e radios kanë shpërthyer në bastionin e Hezbollahut në Bejrut, thotë një burim për agjencinë e lajmeve AFP.

Një nga dy shpërthimet mësohet se ndodhi gjatë një funerali në distriktin Dahiyeh, në periferine jugore të Bejrutit, ndërsa njerëzit u jepnin lamtumirën katër personave të vrarë në shpërthimin e së martës.

Në mesin e atyre që marrin pjesë në funeralin janë fëmijë, gra dhe burra të të gjitha moshave. Në momentin e shpërthimit, procesioni funeral ishte brenda, arkivolët ishin gati të kalonin nëpër një turmë shumë të madhe njerëzish, të cilët ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e të vdekurve.

Në fillim nuk ishte e qartë nëse ishte ndezur ndonjë fishekzjarre, por njerëzit filluan të vrapojnë. Pati të bërtitura dhe një kaos raportojnë mediat e huaja.

Shpërthimet e së mërkurës në Bejrut vijnë 24 orë pas shpërthimeve të bombave nga grupi në Liban, duke lënë të paktën 9 të vdekur dhe afro 2800 të plagosur.

Lëvizja libaneze Hezbollah ndërkohë ka akuzuar agjencinë izraelite të spiunazhit, Mossad, se ka depërtuar në sistemin e saj të komunikimit.

Pagerët janë pajisje të vogla komunikimi dhe ishin pararendës të telefonave celularë. Nëse dikush dëshiron të flasë me dikë, ai i dërgon personit tjetër një zile ose mesazh të shkurtër në pager.

Pagerët përdoreshin gjerësisht, sidomos në vitet 1980. Por zhvillimi i telefonëve celularë i bëri ata në masë të gjerë të panevojshëm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →