Bota Sport

Pas kritikës së Ter Shtegen vjen gafa e radhës e Nojer, Nagelsman: Nuk do lejoj më asnjë diskutim

pas kritikes se ter shtegen vjen gafa e radhes e nojer nagelsman nuk do lejoj me asnje diskutim
































Mark Andre Ter Shtegen kishte bërë të qartë se kërkonte të ishte ai portieri titullar i Gjermanisë në Europian dhe jo Manuel Nojer. “Nuk e mendoj si Nagelsman” ishin fjalët e portierit të Barcelonës.

asdasdsdsad

Deklarata të cilat hapën diskutimet nëse legjenda e portës gjermane e meritonte përsëri statusin e titullarit apo jo. Në ndeshjen ndaj Greqisë, një tjetër gafë e Nojer solli golin e grekëve me Masuras, pasi portieri nuk kontrolloi mirë topin, duke shtuar zërat për uljen e tij në pankinë.

Por menjëherë pas ndeshjes, Nagelsman bëri të qartë për mediat se nuk kishte asnjë plan të ndryshonte portierin titullar.

“Ai nuk na ka shpëtuar dy herë, por shumë më shumë se aq. Unë nuk do të lejoj asnjë lloj diskutimi, edhe nëse e provojnë të gjithë. Ai ne na siguroi barazimin 0-0 pak ditë më parë. Është gjithmonë e thjeshtë kur ndodh një gabim”, tha trajneri duke mbyllur diskutimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts