Sport

Pas Mbappe radhën e ka braziliani Endrick, ja kur do të prezantohet talenti 17 vjeçar në Madrid

pas mbappe radhen e ka braziliani endrick ja kur do te prezantohet talenti 17 vjecar ne madrid
pas mbappe radhen e ka braziliani endrick ja kur do te prezantohet talenti 17 vjecar ne madrid

Pasi prezantoi Kylian Mbappe para 80 mijë tifozësh në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid po përgatitet për një tjetër prezantim. Këtë herë është radha e yllit brazilian, Endrick.
17 vjeçari mezi po pritet nga tifozët e Real Madrid, të cilët e shohin si të ardhmen e ekipit, për cilësitë që ka treguar deri më tani. Prezantimi i yllit brazilian do të bëhet me 27 korrik, në orën 12:00.

Nuk dihet ende se cili do të jetë numri i tifozëve të pranishëm, por pritet që të ketë një “turmë” të madhe gjatë prezantimit të tij. Teksa, kujtojmë që “Los Blancos”, e blen Endrick nga Palmeiras përreth 50 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts