BRITANI E MADHE
Pas disa muajsh larg vëmendjes së publikut pas ndërhyrjes dhe teorive konspirative që për shëndetin e saj, Kate Middleton ka thyer heshtjen.
Dukesha e Uellsit ndau një foto familjare të pa publikuar më parë të bërë në Ditën e Nënës në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të javës. Në foto janë ajo dhe tre fëmijët, princi George, princesha Charlotte dhe princi Louis.
“Faleminderit për urimet tuaja të bukura dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit”, shkroi Dukesha në postimin në Instagram. “Ju uroj të gjithëve gëzuar Ditën e Nënës”.
Nuk ka patur ende asnjë reagim të mëtejshëm për gjendjen shëndetësore të Kate. Pallati mbretëror i Kensingtonit ka deklaruar se ajo vijon të rikuperohet dhe se do të japin përditësime vetëm në rastin e një zhvillimi të papritur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co