Lifestyle

Pas ndarjes nga Chiara Ferragni, Fedez kapet në momente intime në jaht

pas ndarjes nga chiara ferragni fedez kapet ne momente intime ne jaht

Dyshja e njohur italiane Chiara Ferragni dhe Fedezi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre e duket se tashmë nuk ka më kthim pas, kjo pasi kanë nxjerrë në shitje pronat e tyre të përbashkëta si prsh vilën e ëndrrave, “Villa Matilda” në Como.

Chiara Ferragni duket se e ka lënë pas ndarjen nga Fedez dhe ka nisur një lidhje të re me mjekun Andrea Bisciotti. Lajmi vjen pak kohë pasi reperi Fedez u pa shumë pranë modeles franceze Garance Authiè, me të cilën u fotografua edhe i kapur për dore gjatë garës së Formula 1 në Monte Carlo.

Pas ndarjes nga Chiara Ferragni, Fedez kapet në momente intime në jaht

Por duket se tashmë Fedez ka një partnere të re, pasi është fotografuar së fundmi në momente intime në në jaht me një vajzë brune. Identiteti i vajzës është zbuluar dhe bukuroshja quhet  Luna Shirin Rasia, 23 vjeçe dhe njihet si e dashura e fundit e Michele Merlo. Kjo është romanca e tretë e tij pas ndarjes nga Chiara Ferragni e nuk dihet nëse do të zgjasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts