Policisë gjermane i është dashur të përdorë armët e zjarrit kundër një personi që kërcënoi me thikë shërbimet e ndihmës së shpejtë, të cilat ndërhynë pas një aksidenti masiv që ndodhi në autostradën A7 pranë Neumünster.
Oficerët e policisë ndërhynë pas një aksidenti të rëndë që ndodhi pak pas orës 12:00 midis daljeve Neumünster Nord dhe Neumünster Mitte. Makina e drejtuar nga një 55-vjeçar është rrokullisur, teksa më parë ka ecur me zigzage në rrugë, duke shkaktuar edhe aksidentin masiv.
Shoferi, i cili me sa duket ishte plagosur mezi, doli nga automjeti, papritur nxori një thikë ndërsa sulmonte shërbimet e urgjencës.
Me armët e nxjerra, oficerët i kërkuan vazhdimisht burrit që të ulte thikën. Meqenëse ai nuk iu bind, një oficer policie qëlloi dy të shtëna paralajmëruese dhe në fund e ndaloi burrin me një plumb në këmbë.
Burri u rrëzua përtokë me një plumb në kofshë dhe u dërgua në spital pasi u arrestua.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co