Një 56-vjeçar është arrestuar në Berat pasi ka goditur me makinë fqinjin e tij pas një konflikti për pronësinë.
Mësohet se në pranga ka përfunduar 56-vjeçari Eduart Dingo, i cili ka plagosur 53-vjeçarin J. V. duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Berat/Goditi me mjet, gjatë një konflikti një shtetas, vihet në pranga 56-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co