Kosova

Pas shkarkimit të drejtorit të tyre, lëkundet koalicioni në Prishtinë, PDK dhe LVV kërkojnë anulimin e vendimit për pronat në Badovc

pas shkarkimit te drejtorit te tyre lekundet koalicioni ne prishtine pdk dhe lvv kerkojne anulimin e vendimit per pronat ne badovc
pas shkarkimit te drejtorit te tyre lekundet koalicioni ne prishtine pdk dhe lvv kerkojne anulimin e vendimit per pronat ne badovc

Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës ka reaguar në Facebook duke shkruar se kjo parti që bashkëqeveris me LDK-në ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për “shfuqizimin e vendimit të dëmshëm në Badovc”.

Paraprakish LVV ka njoftuar për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, ndërsa Retkoceri thotë se s’ka rëndësi kush thërret mbledhje. Ai tha se mbështesin çdo thirrje për anulimin e vendimit.

“Kemi më shumë se tre orë prej që kemi filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit të dëmshëm për Badovc, me arsyetimin e bashkëngjitur”, shkroi Retkoceri.

“LVV kishte thënë publikisht se e mbështetë nëse marrim konfirmimet e nevojshme ligjore dhe i’u qasëm në bazë të fjalëve të tyre publike për të vepruar për të mirën e përbashkët. Derisa po merrnim nënshkrimet e nevojshme në terren, pamë që LVV doli me njoftim publik për iniciativën e njejtë. Shumë mirë. Për ne nuk ka pasë asnjëherë randësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njejtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit”, shtoi ai.

Koalicioni PDK-LDK në Prishtinë është lëkundur pas shkarkimit të drejtorit të shërbimeve publike, Ilirik Musliu nga ana e kryetarit Përparim Rama të premten.

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka deklaruar është revansh i kryetarit të Komunës qëndrimin e PDK-së lidhur me këmbimin e pronave në Badovc.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts