Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovës, ku sot gjatë ditës ka takuar presidenten Vjosa Osmani.
Ministri Pistorius theksoi se varësisht situatës në Kosovë, ata do të forcojnë edhe më tej kontigjentet gjermane.
“Ne angazhohemi edhe më tej, kontigjentet janë forcuar, varësisht nga situata dhe zhvillimet ne do të vlerësojmë situatën, dhe ne bashkë me KFOR-in do të marrim përsipër, është përkushtim i yni ndaj Kosovës. Duam të bëjmë të qartë se ka mbështetje ushtarake”, tha ai.
Gjithashtu, ministri tha se sa i përket çështjes së ndalimit të dinarit serb, kjo duhet të bëhet në mënyrë të përshtatshme.
“Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova ka të drejtë për të zbatuar ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bëjnë pjesë edhe masat legjitime sa i përket vendosjes së Euros si valutë të vetme. Pra, kjo duhet të komunikohet në mënyrë të përshtatshme. Këto janë garancionet për siguri dhe këto bëjnë pjesë në dialog”, u shpreh ministri.
Gjatë konferencës, u deklarua edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ritheksoi se Serbia është duke planifikuar në vazhdimësi sulme terroriste ndaj Kosovës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co