Pas tensioneve në Kuvend, kryeparlamentarja vizitë të papritur në Presidencë! Ja çfarë diskutuan Spiropali dhe Begaj

pas tensioneve ne kuvend kryeparlamentarja vizite te papritur ne presidence ja cfare diskutuan spiropali dhe begaj





































Pas tensioneve në dy seancat e fundit në Kuvend, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka shkuar në Presidencë.

spiropali begaj

Spiropali ka takuar presidentin Bajram Begaj, ndërsa mësohet se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Kujtojmë se sot deputetët e opozitës vijuan aksionin e tyre opozitar, duke u përplasur me Gardën e Republikës së Shqipërisë, pasi këta të fundit nuk i lejonin të hynin në seancën plenare, ku janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Më pas deputetët demokratë nuk kanë lejuar hyrjen e socialistëve në ambientet e Kuvendit, duke shkaktuar sërish kaos.

Ndërsa seanca vijoi vetëm me deputetët socialistë, opozita në shenjë të mosbindjes civile, dogji para Kuvendit katër manekinë me fytyrat e Edi Ramës, Olsi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Geron Xhafajt.

Aksioni i opozitës nisi pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, i cili është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, lidhur me çështjen Babale.

Opozita e ka cilësuar vendimin politike, ndërsa më datë 7 tetor ka thirrur një protestë kombëtare.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →