Bota Shqiperia

Pas terheqjes së Biden, çfarë po ndodh me Demokratët në SHBA? Gazetari tregon prapaskenat

pas terheqjes se biden cfare po ndodh me demokratet ne shba gazetari tregon prapaskenat
pas terheqjes se biden cfare po ndodh me demokratet ne shba gazetari tregon prapaskenat

Në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka, në News24, është diskutuar dorëheqja e Presidentit Joe Biden nga gara për mandatin e dytë presidencial.

Gazetari Denion Ndrenika nga News Jersey tha se ky ishte një vendim i pritshëm. Ai tha se konventa e 19 gushtit është ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë kandidati zyrtar i Demokratëve në zgjedhjet Presidenciale të nëntorit.

“Ka një diskutim nëse do të jetë Kamala Harris ose jo, pasi pritet që të jenë delegatët, që duhet të braktisin Joe Biden dhe ato të votojnë për zv.Presidenten Harris.

Ka një lloj mospajtimi të ish-Presidentit Obama, por nuk kemi një deklaratë zyrtare të tij.

Së pari duhet që Harris të marrë mbështetjen e delegatëve demokratë. Është një dorëheqje e Biden vetëm 1 muaj para konventës së demokratëve. Harris ka pasur një profil të ulët publik, ka qenë senatore e Kalifornisë, dhe debati është nëse ajo do të mund ti shërbejë të ardhmes së Demokratëve, pasi Donald Trump me zgjedhjen e z. Vance si kandidat për zv.President duket se e ka bërë një veprim të tillë.

Kamala Harris në nominimet që ka pasur përballë Joe Biden brenda demokratëve ka pasur raporte edhe 20 me 80% në raport të Presidentit. Në këto kushte nuk besoj se garimi i Kamala Harris përballë Trump, do të ndryshojë gjë në ato sondazhet që deri më sot ka pasur mes Trump dhe Joe Biden”, tha Ndrenika.

Ai tha se Trump pati dy pika të rëndësishme: një ishte debati me Joe Biden që ai doli fitues, dhe më pas kemi atë sulmin me armë ndaj Trump, që ishte një ngjarje e patolerueshme.

“Entuziazmin e z. Trump e kemi parë. Në të gjitha pikpamjet deri më tani, që nga momenti që Trump ka shpallur kandidaturën, ai ka qenë me pikë të tëra përpara z. Biden. Ai ka mbrojtur deri në fund të gjitha çështjet që ka artikuluar. Pra ai nuk i ka fshehur ato që do të bëjë”, tha Ndrenika, duke shtuar se edhe ai elektorati gri, pas sulmit me armë, besoj se do të mbështesë kandidatin republikan në zgjedhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts