Pas uraganit Debby, në brigjet e Floridës gjenden 25 pako me kokainë me vlerë më shumë se 1 milion dollarë

pas uraganit debby ne brigjet e florides gjenden 25 pako me kokaine me vlere me shume se 1 milion dollare
pas uraganit debby ne brigjet e florides gjenden 25 pako me kokaine me vlere me shume se 1 milion dollare

Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm nuk janë të vetmet gjëra që ka shpërthyer stuhia tropikale Debby me 25 pako të mbështjella fort me kokainë të zbuluara nga moti i egër.

Debby, që goditi rajonin verior Big Bend të shtetit si një uragan i kategorisë së parë, por që atëherë është reduktuar në një stuhi tropikale, nxjerri sasinë e drogës në breg përgjatë skajit më jugor të Floridës.

“Uragani Debby shpërtheu 25 pako me kokainë në një plazh në Florida Keys”, shkroi në X drejtori i policisë kufitare amerikane, transmeton Telegrafi.

Ngarkesa e drogës e cila kapte vlerën e më shumë se 1 milion dollarëve, u zbulua nga një kalimtar rasti i cili kontaktoi autoritetet.

Ky është rasti i fundit kur moti i ligë dhe erërat e forta nxjerrin nga brigjet e Floridës drogën e shpërndarëve – ku shpesh shfaqin ngarkesa të substancave të paligjshme për shkak të afërsisë së shtetit me qendrat tranzite të Karraibeve nga Amerika e Jugut në SHBA dhe Evropë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co