Pas urdhër arrestit, Rusia fut Yulia Navalnayan në listën e ekstremistëve dhe terroristëve

pas urdher arrestit rusia fut yulia navalnayan ne listen e ekstremisteve dhe terroristeve



































Shërbimi vëzhgues financiar i Rusisë, Rosfinmonitoring, ka shtuar Yulia Navalnayan në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”.

Yulia Navalnayan

Dy ditë më parë, një gjykatë në Moskë lëshoi një fletarrestim për Navalnayan, duke e akuzuar figurën opozitare në mërgim për pjesëmarrje në një “organizatë ekstremiste”.

Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj, Aleksei Navalny, kundërshtarit kryesor të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili vdiq në një burg në Arktik në shkurt.

Navalnaya u fut gjithashtu në listën e zezë të Rusisë më 9 korrik.

Dy javë më parë, Navalnaya u zgjodh kryetare e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Nju Jork, e cila është e përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Organizatat e Navalnyt janë të jashtëligjshme në Rusi dhe janë të shpallura “ekstremiste” dhe gjenden në listën e “terrorizmit” të shtetit.

Navalnaya, ekonomiste, kishte qëndruar pranë bashkëshortit të saj i cili organizoi protesta masive në Rusi, kishte qenë bashkë me të edhe kur ai u largua nga Rusia për t’u trajtuar nga një helmim më 2021, duke e ditur se me t’u kthyer ai do të arrestohej.

Pas vdekjes së tij, Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj nga jashtë vendit./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →