Pas zërave për ndarje, Ingrit Gjoni publikon foto me bashkëshortin dhe djalin! Brenda festës së zbulimit të gjinisë së bebit të Anna Likës dhe Bjordit

pas zerave per ndarje ingrit gjoni publikon foto me bashkeshortin dhe djalin brenda festes se zbulimit te gjinise se bebit te anna likes dhe bjordit





































Aktorja Ana Lika, dhe ish-banori i “Big-Brother” Bjordi Meziri, kanë dhënë lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja, të cilët zyrtarizuan romancën e tyre të dashurisë vetëm para pak kohësh, kanë zbuluar se do të mirëpresin në jetë një vajzë. Anna Lika publikoi në rrjetet sociale pamjet nga festa e baby gender, ku shfaqet duke u puthur me Bjordin.

ingrit gjoni3

“Momenti më i bukur i jetës sonë! Është vajzë”, ka shkruar aktorja. Një festë kjo që ka bërë bashkë shumë emra të njohur nga kinematografia, muzika dhe shumë VIP-a të tjerë. Të shumtë kanë qenë ata që kanë uruar çiftin në këtë ditë të rëndësishme të tyre. Natyrisht që dy tezet e Annës nuk kishin sesi të mungonin në këtë ditë të saj të lumtur. Inisi dhe Ingridi kanë qenë pranë çiftit duke festuar deri në orët e para të mëngjesit. Ajo që vumë re ishte dhe prania e partnerit të Ingritit, Gentit.

ingrit gjoni

Prej shumë kohësh përflitej se Ingridi dhe Genti i kishin dhënë fund raportit të tyre. Herën e fundit ishte viti 2017, kur Ingridi zgjodhi të publikonte një foto të të birit me bashkëshortin e saj, si për të hedhur poshtë zërat se ishte ndarë. Që atëherë, ajo dhe Genti nuk ishin parë asnjëherë bashkë, duke lindur dyshimet se çifti tashmë i ka dhënë fund.

ingrit gjoni2

Por nuk paska ndodhur kështu, pasi çifti janë bashkë dhe duken më të lumtur se kurrë. Genti ka qenë në festën e Annës dhe e ka shijuar atmosferën, duke kërcyer edhe me Inisin.

ingrit gjoni1

Nga ana tjetër, ka qenë vetë Anna dhe Bjordi që kanë publikuar një foto familjare, ku nuk mungonte as partneri Ingridit. Një epokë e re do të nis tani për Bjordin dhe Annën, të cilët e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel, duke pritur edhe fëmijën e tyre të parë.

anna lika bjordi mezini

Kujtojmë që në fillimet e tyre çifti mohuan thashethemet se ishin në një romancë, edhe pse gjatë gjithë kohës shiheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Në maj të 2024, vetë aktorja vendosi ta bëjë publike lidhjen e tyre duke postuar një foto në rrjetin social Instagram teksa qëndronte përkrah regjisorit të filmave.

anna lika bjordi mezini (2)

Prej më shumë se një viti, Bjordi dhe Anna Lika janë ndër çiftet e “showbizz”-it tonë. Megjithatë, të dy kanë zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike pasi nuk postojnë detaje nga marrëdhënia e tyre. Aktorja humbi nënën e saj disa muaj më parë dhe Bjordi Mezini i ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” teksa foli për serialin, sigurisht që nuk mund të ndalej pa thënë disa fjalë për Ana Likën. Lidhur me ndarjen nga jeta të nënës së saj, Bjordi u ndal duke thënë: “Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”.

anna lika

Për të ndryshuar disi atmosferën e bisedës, Bjordi u pyet nëse e ka mbajtur gjithnjë me hatër Anën në skenat e xhirimeve. Ai e mohoi këtë gjë duke u shprehur në këtë mënyrë: “Unë nuk e mbaj Anën me hatër, por e mbaj me këmbë në tokë se të gjithë e përkëdhelin dhe i bëjnë komplimente”. Premiera e filmit “2 Gisht mjaltë”, bëri që ajo t’i rikthehet aktiviteteve në vend. Në intervistat e saj, në kohën kur nisën zërat për një lidhje mes tyre, aktorja ka folur edhe për Bjordin, por duke i kufizuar deklaratat vetëm tek raportet e punës. Teksa foli për rolin e saj në serial, aktorja rrëfeu se një situatë e cila kishte bërë që të tërhiqej nga seriali.

anna lika3

Ajo tha se në fillim për të ishin parashikuar shumë skena të nxehta që ajo nuk mund t’i luante duke u tërhequr nga seriali. Por, shtoi se me këmbënguljen e Ermalit u rikthye dhe këto skena u reduktuan.

anna lika bjordi mezini1

“Shkova lexova dy puntatat e para, m’u duk vetja ime por me një ndryshim vogël që nuk po kërkoj një burrë me lekë. Lexoj dy seritë e para, lexoj të tretën dhe te kjo çfarë nuk bëja, nuk kishte lënë aktor, kameraman pa më përplasur në vende të ndryshme. Dhe mua më erdhi si bombë, se nuk isha përgatitur për këtë. Them që jo nuk e bëj, nëse skenari nuk ndryshohet, thashë nuk vij, Bjordi më tha ‘ok’ mos hajde. Dhe ika. Me këmbënguljen e Ermalit, ishin munduar të merrnin me të mira të shtëpisë sime, këto skena i reduktuan, në një gjë që m’u duk shumë normale dhe u riktheva më e fortë se kurrë”,-tha Anna.

anna lika bjordi mezini anna lika ilda gjoni anna lika1 anna lika2 anna lika amir rrahmani (7) anna lika anna lika amir rrahmani (3) anna lika (6) anna lika (8) anna lika (7) anna lika (9) anna lika amir rrahmani (1)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →