“Pashë Eglin të shtrirë, të masakruar”, flet motra e viktimës në Pogradec: Është vrasje në bashkëpunim. Policia ka lëvizur shumë vonë

pashe eglin te shtrire te masakruar flet motra e viktimes ne pogradec eshte vrasje ne bashkepunim policia ka levizur shume vone
pashe eglin te shtrire te masakruar flet motra e viktimes ne pogradec eshte vrasje ne bashkepunim policia ka levizur shume vone

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin. Babai i dy fëmijëve Eglantin Proga ndërroi jetë, pasi dyshohet se është dhunuar brutalisht. Proga u gjet i shtrirë nga kalimtarët, ndërsa ka ndërruar jetë pak më vonë.

Në lidhje me vdekjen e Eglantin Progës, ka folur motra e tij, Jonida Proga. Ajo tha se kemi të bëjmë me një vrasje në bashkëpunim. Ajo hodhi akuza dhe në drejtim të policisë, duke thënë se efektivët kanë vepruar shumë vonë.

Flet motra e viktimës, Jonida Proga :

“Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ne s’e pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që t’i hiqnin pajisjet. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar. Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Akoma asnjë gjë, informacioni vetëm është marrë nga mediat. Mirë që lexova që ka vdekur në gjendje të dehur nga rrëzimi, se nuk e di si do ta përballoja.

Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte, u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrin. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin.

Egli ishte njeriu më i butë, më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. Nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty, njerëzit pinin kafe.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më.

Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi?”

Kujtojmë se 29-vjeçari Denis Meçe autori i ngjarjes sipas banorëve të zonës të cilët folën jashtë kamerave njihet si njeri problematik në zonë.

Sipas informacioneve rezulton se është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gorës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →