“Pashë që debatet mund të shkonin deri në dhunë fizike”- La shtëpinë e BBV bashkë me Gilin, Redoni: Mendova që nuk jemi në vendin e duhur

pashe qe debatet mund te shkonin deri ne dhune fizike la shtepine e bbv bashke me gilin redoni mendova qe nuk jemi ne vendin e duhur








































Këngëtarja Gili dhe djali i saj, Redoni, kanë treguar arsyen se pse u larguan nga shtëpia e “Big Brother Vip” pak ditë pasi nisën garën.

gili redoni bbv

Redoni është shprehur se vendimi erdhi papritur, por ishte sipas tij zgjedhja më e mirë, pasi nuk mund të qëndronte më aty brenda.

Ai u shpreh se u fut në BBV për një një lojë të thjeshtë dhe pa debate, por loja nisi të agravojë dhe se sipas tij, debatet mund të shkonin deri në dhunë fizike.

“Edhe unë i jam falenderues. Kërkoj ndjesë që u larguam në mënyrë të ftohtë që as nuk i përshëndetëm. Kështu ishte zgjidhja më e mirë sepse ndryshe mund të kisha ndenjur dhe unë aty brenda. Banorët ishin të mrekullueshëm, erdha për një lojë të thjeshtë, pa debate.

Loja nisi të agravojë, mua më erdhi një përzierje emocionesh, pashë që debatet mund të shkonin deri në dhunë fizike, unë jam njeri i qetë, por për shkak se isha me nënën time, mendova që ndoshta nuk jemi ne në vendin e duhur”, tha Redoni.

Ndërkohë, Gili u shpreh: Falenderoj produksionin që më ka mundësuar një kujtim jetësor, të isha në shtëpinë më të famshme të shqiptarisë. Të gjitha komentet ishin superlative, jam shumë e kënaqur, shumë e lumtur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →