Bota

“Pashë tmerr me sy, i moshuari ishte gjysmë i zhveshur, ndërsa vajza…”- Shpëtoi të miturën nga duart e maniakut, rrëfehet gruaja: Po e tërhiqte 9-vjeçaren drejt vetes

pashe tmerr me sy i moshuari ishte gjysme i zhveshur ndersa vajza shpetoi te mituren nga duart e maniakut rrefehet gruaja po e terhiqte 9 vjecaren drejt vetes





































Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme (29 gusht) në një kënd lodrash në një fshat të Maliqit, ku një i moshuar ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur vetëm 9 vjeçe.

e mitur

Ka qenë një grua, e cila e ka parë të gjithë skenën, por ka arritur t’i heqë nga duart maniakut vajzën e mitur.

Ajo ka treguar me detaje sesi ka ndodhur ngjarje, ndërsa shprehet ndër të tjera se ka parë tmerr me sy.

“Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme.  Shtetasi P.L kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur.

Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt. Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.

Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja. 71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen”, ka treguar gruaja.

Nga ana tjetër sipas burimeve nga policia po hetohet nëse 71 vjeçari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera dhe nëse i ka ofruar lekë vajzës pasi sipas banorëve vajzën e ka ngacmuar për ditë me radhe duke i thënë se do ti jepte lekë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts