Pasi bëri homazhe në Prekaz, policia serbe ndalon në Merdar vajzën e Sanduloviçit

pasi beri homazhe ne prekaz policia serbe ndalon ne merdar vajzen e sandulovicit
pasi beri homazhe ne prekaz policia serbe ndalon ne merdar vajzen e sandulovicit

Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç, Klara, është ndaluar nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdar të shtunën, pak orë pasi bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe ka thënë se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi.

Në një postim në rrjetin social “X”, Sanduloviq ka shkruar se vajza e tij po persekutohet nga regjimi dictatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co