“Pasiguria ushqimore në prag katastrofe”, 5 milionë njerëz në prag urie, çfarë po ndodh në Sudan

pasiguria ushqimore ne prag katastrofe 5 milione njerez ne prag urie cfare po ndodh ne sudan
pasiguria ushqimore ne prag katastrofe 5 milione njerez ne prag urie cfare po ndodh ne sudan

Gati pesë milionë njerëz janë në rrezik për shkak të “pasigurisë ushqimore katastrofike” në muajt e ardhshëm në Sudanin e shkatërruar nga lufta. Kështu thotë një dokument i OKB-së i parë nga AFP, ndërsa organi ndërkombëtar bëri thirrje për akses të papenguar dhe një armëpushim.

Këta persona janë në nivelin 4 të shkallës pesëpikëshe IPC (Integrated Food Security Fase Classification) për pasigurinë ushqimore të përdorur nga agjencitë e OKB-së. Popullatat e fazës 4 në Darfurin Perëndimor dhe Darfurin Qendror ka të ngjarë të kalojnë në fazën 5, paralajmërojnë zyrtarët e OKB-së. Raporti më i fundit i IPC vlerësoi se 4.9 milionë njerëz ishin në fazën 4 të emergjencës në Sudan, duke përfshirë mbi 300,000 në Darfurin Qendror dhe mbi 400,000 në Darfurin Perëndimor.

Megjithatë, në total, pothuajse 18 milionë sudanezë tani përballen me pasiguri të rëndë ushqimore, një shifër tragjike “rekord”, veçanërisht gjatë sezonit të korrjes, dhe 10 milionë më e lartë se në periudhën korresponduese të vitit të kaluar. Gratë, fëmijët dhe personat e zhvendosur janë edhe më të “kërcënuar”. Gati 730,000 fëmijë, përfshirë 240,000 në Darfur, vlerësohet se janë të kequshqyer në mënyrë akute.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →