Pasojat e përmbytjeve në Vlorë, flet e moshuara: Gjithçka është shkatërruar! S’ka ardhur askush të pyesë jeni gjallë apo vdekur

pasojat e permbytjeve ne vlore flet e moshuara gjithcka eshte shkaterruar ska ardhur askush te pyese jeni gjalle apo vdekur





































Ndonëse situata është drejt normalizimit, gjurmët e asaj që ndodhi dy ditë më parë janë ende të dukshme në Vlorë.

e moshuara

Pasojat që lanë përmbytjet e dy ditëve më parë në Vlorë kanë lënë pasoja materiale tek banorët e prekur.

Një grua e moshuar me lot në sy tregon se gjithçka është shkatërruar në banesën e saj.

“Gjysmë metër brenda uji, jashtë 1 metër. Shtëpia kallame. Kam 24 orë në këmbë. Po i hedh poshtë, nuk vlejnë më, vijnë erë. Ça të thotë nëna. Gjithçka është e shkatërruar. Gjithçka e përmbytur. Ja uji akoma në banesë. Nuk ka ardhur asnjë të na pyesë a jeni gjallë a vdekur. Të gjitha banesat në lagje janë përmbytur”, tha gruaja për News24.

Ajo tregoi se janë përmbytur dhe herë të tjera dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

“Kemi marrë dy batanije ushtarake kur jemi përmbytur herën e kaluar. Dy batanije dhe unë dhe kjo gjitonja se shkuam bashkë. Erdhi një burrë dhe grua, dhe ne e kishim nxjerrë dollapin jashtë se s’kishim çfarë t’i bënim, ai tha ku di unë që s’e ke nxjerrë vetë. Shkatërrimi ka qenë njësoj. Niveli i ujit ishte pak më pak se kësaj radhe”, tha gruaja.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →