Pasuesi i Kroos te Reali luan në Premier League, kushton 120 milionë euro

pasuesi i kroos te reali luan ne premier league kushton 120 milione euro
pasuesi i kroos te reali luan ne premier league kushton 120 milione euro

Kush do të jetë pasuesi i Kroos? Kjo është pyetja që tifozët e Realit i bëjnë vetes. Sipas asaj që raporton Marca, në listën e Los Blancos për mesfushën e së ardhmes duket të jetë edhe braziliani Bruno Guimaraes, i cili luan për Neëcastle dhe u eliminua dje me Brazilin e tij nga Copa America. Guimares, deri më tani, ka pasur një ndikim të mirë dhe numëron 86 ndeshje, në të cilat ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 14 asiste.

Anglezët kërkojnë 120 milionë euro, shifër kjo që nuk është aspak problem për galaktikët. Gjithsesi, Reali duhet të nxitojë pasi në garë është edhe Manchester City. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co