Sport

Pasuesi i Osimhen, sulmuesi i Ligue 1 “fikson” Napolin

pasuesi i osimhen sulmuesi i ligue 1 fikson napolin

Napoli është në kërkim të një sulmuesi në verë për të zëvendësuar Victor Osimhen dhe ndër emrat që përmendet në korridoret e zyrave të kampionëve në fuqi të Italisë, spikat edhe ai i Jonathan David, kanadezi që luan për Lille, i pëlqyer nga disa skuadra evropiane.

24-vjeçari Jonathan David ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 15 gola në Ligue 1 dhe ka asistuar 2 herë. Për të, ky është edicioni i katërt në Francë, sakaq më parë ka mbajtur veshur fanellën e Gent.

Napoletanët janë të gatshëm të hyjnë në trativa me Lille dhe një ofertë e lartë mund të ndizte dritën jeshile mes palëve. David është i hapur për një kalim në Itali, pasi asnjëherë më parë nuk ka luajtur në Serie A.

Gettyimages 1245151531
Gettyimages 1245151531

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts