Pasuritë e sekuestruara të Redjan Rrajës, mes tyre edhe një Audi luksoz, ja vendimi që mori Apeli i GJKKO

pasurite e sekuestruara te redjan rrajes mes tyre edhe nje audi luksoz ja vendimi qe mori apeli i gjkko




































Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive të Redjan Rajës dhe personave qe kane lidhje me të.

redjan raja

Redjan Rraja, Odesa Rraja dhe Marsela Çiça kishin ankimuar në korrik vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive, ku mes tyre edhe nje Audi luksoz.

Bëhet fjalë për 9 pasuri të konfiskuara si truall, automjete apo edhe orë Rolex. Ndërsa është revokuar sekuestrimi i mjetit Bentley, tipi Continental ne pronesi te Redjan Rrajes.

Kujtojmë se Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Njoftimi: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 23.10.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 150 akti, datë 10.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankues/subjekti R.Rr. dhe ankues/personat e tretë O.Rr. dhe M.Ç., kundër vendimit nr. 05, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.
  2. Konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si më poshtë:
  1. Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit R.A.Rr.
  2. Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit R.Rr..
  3. Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases M.Ç..
  4. Pasuria me nr. ***, zk ***, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.
  5. Pasuria me nr. ***, zk ***, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.
  6. Automjeti me targë ***, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi T.S. sipas kontratës me nr. 5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.
  7. Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane ***, me numër shasie ***, sekuestruar shtetases K.K. sipas procesverbalit të datës 05 Nëntor 2019.
  8. Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).
  9. Shuma prej 2750 euro.
  1. Revokimin e sekuestros së vendosur mbi automjetin e markës Bentley, tipi Continental, me targë ***, blerë nga shtetasi R.Rr., me kontratë shitblerje automjeti me nr. 5272 rep, dhe nr. 2570 kol, datë 19.08.2019, në shumën 900 000 lekë (nëntëqind mijë) lekë.
  2. Për ekzekutimin e këtij vendimi të ngarkohet znj. Edisnaida Sulaj, e cila është administratore pranë Agjencisë për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme Tiranë, dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit.
  3. Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara dhe personave të interesuar.
  4. Shpenzimet procedurale të kryera deri më tani, shpenzimet e parapaguara nga shteti dhe nga gjykata, referuar akteve të ekspertimit kontabël si dhe raportit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, i ngarkohen shtetasit R.Rr., si dhe personave të tretë.
  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 05, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa është ankimuar nga ankuesit R.Rr., O.Rr. dhe M.Ç.
  2. Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel, i ngarkohen ankuesve solidarisht.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →