Edlira Çepani, përmes një postimi në Facebook, ka rikujtuar bashkëshortin e ndjerë, ish-deputetin Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta para kohe më 18 shtator.
Ndërsa ka ndarë një video nga një emision ku fliste sesi është njohur me Gertin, aktivistja shkruan se çdo ditë e falënderon Zotin për të dhe për fatin që e ka patur në krah, një njeri që e përshkruan si të rrallë.
Ndër të tjera, Eldira shkruan se bashkëshorti i saj i ndjerë do të jetë shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga ajo dhe dy fëmijët e tyre, Ajra dhe Reinarti.
“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falenderoj Zotin çdo ditë për ty Gerti im. E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falenderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”, shkruan Edlira Çepani.