“Pata një lajthitje…”- Pirro Çako ftese për bashkëpunim Parashqevi Simakut: Kur këndoi këngën ‘E duam lumturinë’ unë isha askushi, ajo diva e muzikës

pata nje lajthitje pirro cako ftese per bashkepunim parashqevi simakut kur kendoi kengen e duam lumturine une isha askushi ajo diva e muzikes








































Këngëtari dhe kompozitori i njohur Pirro Çako, i cili ka kompozuar këngën “E duam lumturinë” të kënduar nga Parashqevi Simaku thotë se ka tentuar disa herë të kontaktojë me artisten, por nuk ka marrë një përgjigje prej saj. Madje ai thotë se ka shprehur edhe dëshirën për një bashkëpunim me të.

pirro-cako-parashqevi-simaku

“Kam provuar të kontaktoj Parashqevine shumë herë, duke i shkruar dhe kërkuar mundësi për t’u takuar. Kam pasur dëshirë të flisnim dhe të kujtonim së bashku momentet e kaluara,” – tha Çako.

Ai shtoi se është i lumtur që artisten e ka parë sërish në publik dhe shpreson që kjo të sjellë mundësi pozitive për të dy.

Çako theksoi se një bashkëpunim muzikor me Parashqevin do të ishte një moment i paharrueshëm. “Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë të re dhe të realizonim diçka bashkë, por kjo është në duar të saj. Nëse ajo do të dëshirojë, do ta mbështes me shumë kënaqësi”, tha ai.

Ishte viti 1988 kur Çako, ende në hapat e parë të karrierës, guxoi të kërkonte bashkëpunim me artisten më të dashur të momentit.

“Pata një lajthitje… sepse unë isha askush në atë periudhë dhe pretendova që një këngë që kisha kompozuar t’ia jepja këngëtares më në zë. Kisha besim se ajo ishte një këngë e bukur, por duhej të shkonte në vendin e duhur. Gjërat u bashkuan, unë një anonim dhe Parashqevi Simaku në atë periudhë diva e muzikës shqiptare dhe ky konfigurim dhuroi këtë këngë që për mua është kënga më e famshme, më e kënduara në të gjitha trevat shqiptare”, tha Çako për TCH.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →