Pavloviç: Milani si një ëndërr, dua të bëhem si Stam. Uroj që në “San Siro” të takoj… Xhokoviç

pavlovic milani si nje enderr dua te behem si stam uroj qe ne san siro te takoj





































Prej gati një jave Strahinja Pavloviç është bërë lojtar i ri i Milanit. Qendërmbrojtësi serb mbërriti në Milano dhe qëndroi pa iu bashkuar turneut amerikan.

Gallery-PavlovicDay-05-e1722453103107

Ai u stërvit në “Milanello” së bashku me lojtarët e tjerë të kthyer nga pushimet me vonesë për shkak të angazhimeve me kombëtaret përkatëse në Europian. Ndërkohë, në profilet zyrtare të klubit u publikua intervista e parë e 23- vjeçari si lojtar i “Djallit”.

Keni një emër të veçantë, çfarë kuptimi ka Strahinja?Do të thotë “i patrembur”. Më pëlqen emri im, më përshkruan mirë.

Ka ndonjë mbrojtës në historinë e Milanit që ju frymëzon?Ka pasur disa mbrojtës në fakt, ku mund të veçoj emra si Maldini, Stam dhe Nesta. Ata ishin të mrekullueshëm, por për fat të keq unë isha shumë i vogël për t’i ndjekur. Por për mua ata të tre ishin të pabesueshëm.

Po nga mbrojtësit serbë, kë do të veçonit?
Edhe këtu zgjedhja bëhet e vështirë, pasi ka pasur disa si Ivanoviç, Vidiç, Mihajloviç. Në fakt Vidiiç se ai ishte një mbrojtës shumë i fortë, për shkak të stilit të tij të lojës. E kam parë kur isha më i ri dhe e kam ndjekur gjithmonë. Ai është frymëzimi im akoma edhe sot.

Pak ditë më parë uruat për Olimpiadën Novak Xhokoviç, tifoz i Milanit dhe legjendë serbe…
Fatkeqësisht nuk e kam takuar ende, por shpresoj që të vijë së shpejti në “San Siro” sepse e di që është një tifoz i madh milanist. Ai ka bërë gjëra të mëdha dhe ka një personalitet të jashtëzakonshëm. Më pëlqen shumë.

Si është prania juaj në dhomat e zhveshjes?
Është shumë e rëndësishme të kesh një karakter fitues dhe i kushtoj shumë rëndësi këtij aspekti.

Si ndiheni që do të ndani përsëri stërvitjet me Okaforin?
Padyshim që jam shumë i lumtur që mund të luaj sërish me Noah. Kemi luajtur dy sezone së bashku dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyer.

Zgjodhët fanellën me numër 31, që te Milani e ka mbajtur edhe Jap Stam…
Ai është një legjendë dhe jam i lumtur që mund të vesh numrin 31. Ishte gjithashtu numri im në Salcburg, më pëlqen ai numër.

Si do ta përshkruanit veten jashtë fushe?
Jam shumë normal, thjesht një djalë që i pëlqen të luajë futboll dhe që luan me gëzim, pasion dhe emocion. Më kujtohet kur isha i vogël, isha 3 ose 4 vjeç, babai im luante futboll dhe gjithmonë doja të shkoja ta shihja në veprim. Fillova të stërvitem në moshën 6-vjeçare dhe ishte dashuri me shikim të parë. Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe tani jam këtu, jam vërtet i lumtur dhe krenar.

Cila ka qenë pesha e familjes në rrugëtimin tuaj?
Familja ime është shumë e rëndësishme për mua. Nëna ime, babai im, vëllai im i vogël kanë qenë gjithmonë pranë meje gjatë këtyre viteve dhe do t’u jem mirënjohës gjithë jetën.

Si ju duket stili i Fonsekës?
Do ta shohim sepse nuk kam punuar ende me trajnerin. Jam gati të luftoj dhe të shoh se çfarë pret ai nga unë. Sigurisht që jam gati të bëj gjithçka që më kërkon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →