“Pazari i mbrëmshëm që pret vulën e sotme”/ Basha denoncon ndryshimet në Kod: Berisha-Rama po krijojnë skalionet e njerëzve të bindur

pazari i mbremshem qe pret vulen e sotme basha denoncon ndryshimet ne kod berisha rama po krijojne skalionet e njerezve te bindur
pazari i mbremshem qe pret vulen e sotme basha denoncon ndryshimet ne kod berisha rama po krijojne skalionet e njerezve te bindur

Deputeti Lulzim Basha e konsideroi si pazar dakordësinë e PD dhe PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se listat në momentin që flasim janë 100% të hapura sepse kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese.

Pazari i mbrëmshëm që pret vulën e sotme, tha Basha, është mbyllja e këtyre listave. Basha tha se ustallarët e pazarit e kanë ndarë listën në dy klasa: një për veten e tyre, që e kanë si biznes klas, dhe atë tjetrën, që e trajtojnë si karrocë.

“Në listën e parë, atë që është totalisht e kyçur, janë ato që do të hyjnë kamikazët e kryetarëve. Kjo që po ndodh është frika e Kryeministrit, i cili ka disa çështje të hapura. Edi Ramës i duhen kamikazët, si puna e Saje Qorrit, si Arben Ahmetaj apo Erion Veliaj. Pala tjetër i është nënshtruar një njeriu, që për tekat dhe hallet e tij personale, i bëri halle të PD-së dhe gjithë Shqipërisë.

[embedded content]

Për tekat e tij, ia dorëzoi mbi 90 % të Bashkive, Edi Ramës. Pazar dhe vetëm pazar. Liruan 117 të korruptuar të Edi Ramës, të dënuar nga SPAK, dhe sot pazari për këtë sezon mbyllet për listat e mbyllura.

Sali Berisha dhe Edi Rama për shkak të frikës po krijojnë skalionet e njerëzve të bindur”, tha Basha.

Ai tha se përsa i takon këtyre të dyve kanë shitur zgjedhjet e 2025-ës. “Pushteti i dorëzohet edhe për 4 vite Edi Ramës, në këmbim të favoreve të përbashkëta, në këmbim të goditjes me çdo mjet dhe me çdo kusht, të goditjes së SPAK.

Në fundin e kësaj legjislature parlamentare do të goditet SPAK, sepse kështu do të vijojë pazari”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →