Sipas saj, zyrtarja Besjona Dede Mehmetaj ka përfituar kontrata publike me anë të subjektit tregtar StarTek shpk, që është në pronësi të bashkëshortit të saj Lulëzim Mehmetaj, në të cilën ka rezultuar më parë edhe vetë ajo si e punësuar.
Ndërsa ka publikuar edhe dokumentet që sipas saj vërtetojnë marrjen e tenderave nga zyrtarja e Bashkisë.
Deklarata e plotë:
Prej 19 javësh opozita proteston në dyert e blinduara të bashkisë Tiranë dhe përballë një kryebashkiaku të veshur me antiplumb.
Dyert e bashkisë do t’ja rrëzojmë për t’i hapur rrugë popullit, ndërsa antiplumbin ta gëzojë si dhuratë nga ata që ka frikë.
Ajo që e shqetëson Partinë Demokratike nuk janë masat mbrojtëse të Veliajt, por përmasat që marrin vjedhjet e tij dhe të bashkëpunëtorëve.
Njollën e tyre nuk e fsheh dot asnjë antiplumb dhe derë e blinduar. Një tjetër vjedhje ka hedhur rrënjë në bashkinë Tiranë.
Bëhet fjalë për punonjësen me funksione të ndryshme në kohë të Erjon Veliajt, Besjona Dede Mehmetaj, që me firmën e Veliajt përfitoi kontrata publike me anë të subjektit tregtar StarTek shpk në pronësi të bashkëshortit të saj Lulëzim Mehmetaj në të cilën ka rezultuar më parë edhe vetë ajo si e punësuar, konkretisht:
Në 8 Shkurt 2016 kontratën për tenderin që i kushtoi qytetarëve 80 ditë protesta me objekt: “Këndi i lojërave në Parkun e Liqenit”, me vlerë 708 mijë euro sëbashku me shtesën e kontratës të lidhur më 04.08.2017; të cilat përfshinin edhe trenin për fëmijë që sipas qytetarëve nuk është vendosur në punë ndonjëherë edhe pse u prenë pemë për këtë qëllim.
Në 5 Shkurt 2018 kontrata me UKT Tiranë me objekt : “Furnizimi me ujë dhe rrjet Kanalizimi për objektin: Rehabilitimi i vendbanimeve të Komunitetit Rome” me vlerë rreth 77 mijë euro lidhur me bashkim operatorësh pjesë e të cilëve ishte edhe kompania ( Star-Tek Shpk).
Në zbatim të VKB VKB 53 dt: 26:4/2018 Për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat të cilët kërkojnë të lidhin marrëveshje sipërmarrje/shkëmbimi me Bashkinë e Tiranës për zhvillimin e pasurive në pronësi të saj, “Startek”shpk e bashkëshortit të Besjona Dede Mehmetaj lidhi kontratën si sipërmarrës për një pronë publike me firmën e Erion Veliajt.
Startek”shpk e bashkëshortit ( Lulëzim Mehmetaj )të punonjëses së Veliajt Besjona Dede Mehmetaj është miratuar nga Edi Rama me anë të vendimit 2/3 dt 2.9.2019 dhe mban statusin e investitorit strategjik për projektin e investimit me potencial strategjik “Dhërmi Resort“ në një sipërfaqe totale prej 133.000 m2 në Zonën Kadastrale Nr. 1481, Himarë, vlera e investimit 13.7 milion euro.
Por qokat nuk mbaruan këtu…
Si mund të mos përfshinte në pazaret e tij Erjon Veliaj bashkëshortin e punonjëses së tij në procesin e rindërtimit …
Prandaj në 23 Tetor 2020 ata lidhën kontratën për tenderin e kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt : “Ndërtimi i shkollës “Sami Frashëri” me vlerë të kontratës 5.6 mlion euro ose 99.9 % të fondit Limit.
Qyetarët e kanë kuptuar se kush është Erjon Veliaj dhe si i ka shpërdoruar ai takstat e tyre po SPAK a e ka kuptuar apo akoma do vijojë me arrestime punonjësish ndërsa nënshkrimi është i Veliajt…..
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co