“PD nuk do marrë më shumë mandate se 1997”- Rama iu referua vitit të mbrapsht, por si u ndanë vendet në Parlament 27 vjet më parë! Sa deputetë siguroi Partia Demokratike

pd nuk do marre me shume mandate se 1997 rama iu referua vitit te mbrapsht por si u ndane vendet ne parlament 27 vjet me pare sa deputete siguroi partia demokratike scaled





































Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri një parashikim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

edi rama

Edhe pse nuk foli me shifra, ai u shpreh, madje theksoi që ta mbajnë mend, se Partia Demokratike nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin e mbrapsht 1997.

Rama e bëri këtë krahasim, por me një dallim. Sipas tij, në atë kohë ‘e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie’.

“Mbajeni mend sot këtë fjalë, unë nuk shoh filxhan dhe nuk parashikoj të ardhme, por dimë të lexojmë mendjen e popullit, jo vetëm se kemi patronazhistët, por kemi një strukturë shkencore të kolauduar që bën anketimet e përmuajshme të opinioneve të njerëzve.

Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandate se ne 1997, mbajeni shënim. I vetmi ndryshim është se atëherë e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie. Një destinacion i zgjedhur me vullnet të lirë për udhëheqësve udhëprerë të saj”, tha Rama.

REZULTATI NË 1997

Por le ti hedhim një vështrim shifrave të zgjedhjeve të vitit 1997, zgjedhje që u mbajtën si rezultat i situatës së rënduar në Shqipëri, si pasojë e krizës piramidale.

Në ato zgjedhje morën pjesë 23 parti me 1050 kandidatë për 155 vende. Partia Demokratike në pushtet kishte kundërshtar kryesor aleancën opozitare të përbërë nga Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Aleanca Demokratike.

Zgjedhjet u mbajtën me dy raunde, njëri më 29 qershor dhe tjetri më 6 korrik (ku zgjedhjet u përsëritën në 32 zona elektorale). Në  total Partia Socialiste fitoi 101 mandate, 22 proporcional dhe 79 mazhoritar, ndërsa Partia Demokratike fitoi 25 mandate, nga këto 8 proporcional dhe 17 mazhoritar.

Mandatet e tjera janë ndarë mes Social Demorkatëve 10, PBDNJ 4 mandate, Balli Kombëtar 3 mandate dhe Aleanca Demokratike 2.

Në numër votash, në vitin 1997 PS mori 690.003 vota ose 52,8% dhe PD 336.167 vota ose 25,7%.

Vëzhguesit i cilësuan zgjedhjet e 1997 “të kënaqshme dhe të vlefshme” por jo “të lira e të ndershme” duke iu referuar dhunës së ushtruar mbi përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Më 23 korrik 1997, Sali Berisha u largua nga posti i Presidentit dhe u pasua nga Rexhep Meidani. Kabineti i ri qeveritar i udhëhequr nga Fatos Nano u betua dy ditë më vonë, më 25 korrik.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →