“PD nuk ka ngërç me ndërkombëtarët”- Tabaku flet për manifestimin në PE, komenton edhe arrestimin e Metës: Të përballet me drejtësinë!

pd nuk ka ngerc me nderkombetaret tabaku flet per manifestimin ne pe komenton edhe arrestimin e metes te perballet me drejtesine





































Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka komentuar manifestimin e opozitës në Parlamentin Europian, duke thënë se “PD nuk ka ngërç me ndërkombëtarët”.

tabaku

Në emisionin ‘Kjo Javë’, Tabaku ndau detaje nga manifestimi duke thënë se eurodeputetët kishin shqetësime për situatën në vendin tonë dhe se thanë se opozita përpos protestave, duhet që Partia Demokratike të paraqitet në zgjedhje me program dhe ekip.

“PD nuk ka ngërç me ndërkombëtarët. Ne bëmë një fushatë ndërgjegjësimi në Parlamentin Europian. Ishte një akt solidarizimi. Na u tha në PE se është i pari që një grup parlamentar vjen këtu për të ngritur një çështje. U takuam me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister. Ndërgjegjësimi e arriti qëllimin e saj. Opozita bën edhe akte, që nuk perceptohen nga të gjithë njësoj. Shqetësimi i tyre është që opozita duhet të përdorë të gjitha platformat.

Incidentet në protesta mund të jetë për individë, që mllefin e shprehin në një mënyrë të caktuar. Shqetësimi i ndërkombëtarëve është që PD të paraqitet me ekip, program, të ketë protesta, me qëllim që të ngrihen kauzat. CDU mbështeti PD-në. Është thyer akulli që thonë të gjithë me ndërkombëtarët. Takimet në Gjermani ishin ndër më të mirat që kam pasur. Zgjedhjet dhe qeveria teknika ishin fokusi kryesor. Ndërkombëtarët duhet të shikojnë më nga afër situatën në Shqipëri”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate ka komentuar edhe arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u ndalua me urdhër të SPAK të hënën e 21 tetorit.

Ajo tha se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duhet të përballen me drejtësinë dhe të mos bëhet gjyq popullor.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të përballet me drejtësinë, të mos kthehemi në kohën e gjyqeve popullore. Si Meta, ashtu edhe Sali Berisha e deputetët e arrestuar të përballen me drejtësinë.

Ndërsa, për Salianjin do thosha se jemi në një rast më të rëndë, pasi ai u dënua thjesht për një denoncim. Të qënit të Berishës në arrest shtëpie është diçka, që duhet të na japë forcë, për përbashkimin e PD dhe frontit opozitar”, tha Tabaku.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →