Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka komentuar protestën e opozitës, e cila pritet të mbahet më datë 11 korrik.
I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo javë’, Bylykbashi tha se me vulën PD fitoi identitetin e vet politik, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që duan rotacion të marrin pjesë në protestë.
“PD tashmë ka identitetin e vet juridik. Ne ftojmë shqiptarët në përballjen e radhës me keqqeverisjen. Vendimi për vulën jep më tepër besim tek ata që duan të shohin ndryshim në këtë vend. Opozita nuk është më peng gjyqësor. Situata në Shqipëri është e rëndë, nga ajo që shohim çdo ditë deri te skandali te Onkologjiku. Të gjithë shqiptarët që kërkojnë rotacion të vijnë në protestë.
Edi Rama e ka kthyer vendin në regjim, që dhunon të drejta. Ne gjykojmë se do të jetë një protestë e jashtëzakonshme. Po i afrohemi zgjedhjeve dhe PD e ka thënë qartë se kërkon qeveri teknike. Raportet e OSBE për qeverisjen e Ramës janë njëri më i zi se tjetri, ku thuhet se tjetërsohet vullneti i votës. Ne jetojmë në regjim, njësoj si në vende si Rusia e Bjellorusia”, tha Bylykbashi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co