Shqiperia

PD të tjera akuza për pronat e Vunoit, Ivi Kaso: S’ka asnjë dokument që të tregojë se 224 mijë ha tokë kanë qenë të Kolekajve

pd te tjera akuza per pronat e vunoit ivi kaso ska asnje dokument qe te tregoje se 224 mije ha toke kane qene te kolekajve
pd te tjera akuza per pronat e vunoit ivi kaso ska asnje dokument qe te tregoje se 224 mije ha toke kane qene te kolekajve

Partia Demokratike ka lëshuar të tjera akuza për pronat e Vunoit. Në një dalje për mediat, Ivi Kaso theksoi se nuk ka asnjë dokument që të tregojë se 224 mijë ha tokë kanë qenë të Kolekajve.

DEKLARATA E SEKRETARIT TË ÇËSHTJEVE LIGJORE NË PD:
Kryeplakut të Surrelit dhe piratit të Gjipesë i ka djegur shumë denoncimi i medias dhe Partisë Demokratike për vjedhjen e radhës, kësaj here si ‘kryeministër strategjik’. Në zbatim të porosisë së ‘kolegut’ të tij në SPAK, ai ka bërë një punë të paqme ‘intelektuale’ për të fshehur krimin, por në vjedhje gjithmonë ngelet një këmbë jashtë. Sidomos kur hajdutët janë mbi 2 metra.

Në një deklaratë që zgjatej shumë, Edi Rama mundohej të mbulonte diellin me shoshë, por ne fakt binte brenda me të dy këmbët. Siç bën zakonisht ai citonte veten, por asnjë dokument kadastre të vjetër apo të ri, dhe aq më pak ndonjë dokument shpronësimi nuk nxori dot si dëshmi se 224 mijë metër katror tokë në zonën me turistike dhe me panoramike të bregut ishin të klanit Rama. Në këtë mënyrë ai pranon se nuk ekziston asnjë akt regjistrimi kadastral që të faktojë se toka prej 224 mijë metër katror tokë në zonën me panoramike dhe më turistike të bregut është e gjysh Petros dhe barba Pilos. Po kështu ai pranon se nuk ekziston asnjë akt shpronësimi te 224 mijë metër katror toke të Petro dhe Spiro Kolekës që të provojë se kjo tokë ka qenë ndonjëherë e tyre.

Rama lodhet shumë për t’i mbushur mendjen vetes se edhe familjarët po ‘i hanë kumbulla pas shpine’, por nuk lodhet fare duke dezinformuar. Aty ku thotë se qeveria e tij ka miratuar ligjin e pronave, i cili nuk e njeh vendimin e gjykatës si dokument orgjinë, mashtron. Ky parashikim ligjor është futur qysh në vitin 2006, me një amendim të ‘qeverisë Berisha’. Ai tregon në Google Maps se ku është ‘Maja e Kolekajve’, për të dhënë përshtypjen se është larg nga deti, por nuk tregon asnjë nga hartat që kanë përdorur kushërinjtë e vet, dhe e ndjera nëna e tij palë në gjyq madje as Gjykata e Apelit për të pozicionuar pronën.

Vetëkuptohet Rama fsheh hartat se i del ne shesh maja e mashtrimit. Ai thekson me forcë faktin që është pyll dhe kullotë, ndërkohë që zëri kadastral i të gjitha pronave aty, sipër dhe poshtë rrugës deri në det, është pyll dhe kullotë. Edhe këtu devijon dhe gënjen sepse, edhe nëse janë pyll dhe kullotë, nuk do të thotë se janë larg bregut. Shumë prej resorteve në bregdetin e Jugut janë ndërtuar pikërisht aty ku më parë kanë qenë pyje dhe kullota.

Në 224 mije metër katror tokë të marrë nga Rama, nëpërmjet nënës së tij të ndjerë apo Endrit, mbi 13 hektarë sipas VKM janë poshtë rrugës kombëtare, pra afër detit. Ajo që dihet është se në të gjithë shtrirjen e bregut 13 hektarë poshtë rrugës nacionale Vlorë-Himarë, të kategorizuar si kullota e pyje, kanë mbetur te kanioni i Gjipesë. Edi Rama mund të angazhohet me fjalor ordineri për të mbuluar vjedhjet si kryeministër. Me sa duket, ashtu siç u fut, nëpërmjet sharjeve dhe mashtrimeve, edhe do të dalë nga politika. Me ndryshimin e vetëm se u fut duke sulmuar pushtetin e të tjerëve dhe do të dalë duke mbrojtur korrupsionin e vet dhe të familjes biologjike e politike.

Partia Demokratike i ka bërë publike dokumentet dhe i mbetet SPAK që t’i marrë ato dhe të nisë hetimet. Nëse përtojnë, nuk ua mban, apo e konsiderojnë krim intelektual të vështirë për tu hetuar, apo siç pretendojnë ‘nuk kanë staf’, ua bëjmë ne gati siç kemi bërë me qindra dosje të tjera. Nëse shpresojnë se do jua çojë Taulanti edhe këtë denoncim, është tjetër punë…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts